Çështja e arkivave të UÇK-së, Tahiri: Diskursi i Beogradit për zhvendoset në Kosovë

13 shtator 2021 | 14:46

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se tema e hapjes së arkivave të UÇK-së, është zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë.

Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur ngase në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Më duket e pabesueshme që një diskurs i tillë nga Beograd po zhvendoset në Kosovë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur ku në disa raste është shfaqur pafajësia e luftës së UÇK-së”.

“Më duket një deklaratë e pabesueshme që deri dje është diskutuar në Beograd, të diskutohet edhe në Kosovë”.

“Në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK dhe e kemi obligim që t’i mbrojmë këto vlera. Do të shohim në vazhdimësi një tendencë të Serbisë që të hap tema të tilla”, ka thënë ai, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit…