Votohet buxheti i komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2022

16 shtator 2021 | 18:29

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut të enjten ka mbajtur mbledhjen e fundit të rregullt të këtij mandati katërvjeçar.

Fillimisht propozim- vendimin për buxhetin e komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2022 dhe vlerësimet për vitet 2023-2024 i ka paraqitur drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Bahri Selimi, i cili ka treguar se buxheti për vitin 2022 është 9 milionë e 193 mijë euro.

Ai ka thënë se projektbuxheti iu ka nënshtruar disa dëgjimeve publike me qytetarë dhe grupeve të caktuara të interesit.

Ndërkaq kryetari i komunës, Besim Ilazi, ka falënderuar delegatët e kuvendit për punën dhe bashkëpunimin gjatë këtyre katër vjetëve, duke shtuar se edhe kritikat dhe sugjerimet gjithmonë kanë qenë në të mirë të qytetarëve.

Ndërsa anëtarët e kuvendit nga opozita kanë dhënë vërejtjet e tyre sa i përket propozim-buxhetit. Ata konsideruan se si projekt nuk i mbulon nevojat e qytetarëve, duke kërkuar investime më të mëdha në ujësjellës, kanalizim e bujqësi.

Me shumicë votash kuvendi i komunës ka miratuar propozim-vendimin për buxhetin e komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2022 dhe vlerësimet për vitet 2023-2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka filluar…