Bulliqi: Nuk do ta përdori veturën zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

19 shtator 2021 | 12:45

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se nuk do ta përdorë veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Bulliqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar  se veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdorë vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës.

Ndryshe Bulliqi është duke drejtuar Podujevën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë…