Arsenali planifikon shitjen e Lenos në janar

22 shtator 2021 | 13:50

Skuadra e Arsenalit është e vendosur që shes portierin Bernd Leno. Numri një i portës e ka humbur vendin e titullarit në dy ndeshjet e fundit, pasi Aaron Ramsdale po tregon formë më të lartë.

“Eurosport” raporton se Arsenali nuk ka gjasa të ketë Lenon si pjesë të ekipit të tyre deri në fillimin e sezonit 2022/2023.

Një largim i tij mund të ndodhë në dimër, ose 29-vjeçarit mund t’i duhet të presë deri në verë për të mbyllur largimin nga “Emirates Stadium”. Parashikohet se portieri gjerman mund të rikthehet në Bundesliga.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 po e vënë përfitimin financiar…