Barça e dëshiron Martialin
23 shtator 2021
| 11:22
Skuadra e Barcelonës po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit, pasi largimi i Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit nuk po arrin të plotësohet në klubin nga “Camp Nou”.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Barcelona po interesohet për sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, i cili me transferimin e Cristiano Ronaldos nuk po gjënë hapësirë në United. Ky transferim mund të kryhet në afatin kalimtar të janarit.
/Epoka e re/



