Ambasadori gjerman në Kosovë bën thirrje për vaksinim

23 shtator 2021 | 11:32

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Diplomati gjerman, që është bërë pjesë e fushatës së ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, ka deklaruar se vetëm duke u imunizuar kundër Covid-19 mund t’i kthehemi jetës normale.

“Mirëmëngjesi të gjithë qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’iu bëj disa pyetje. A doni të shkoni sërish në stadium të mbushur me njerëz? A doni të futeni në qendrat tregtare lirshëm? A doni të shijoni koncertet në ambiente të mbyllura këtë dimër, apo të takoni familjarët të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara pa frikën se po ua bartni COVID-19? Atëherë, vaksinohuni tash. Përvishni mëngët këtë verë për mbrojtje të plotë kundër COVID-19”, ka deklaruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lyoni ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3-1. Në këtë…