Kryetarët e komunave në veri të Kosovës: KFOR-i të qëndrojë neutral
27 shtator 2021
| 15:42
Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Franco Federici që trupat e KFOR -it të mbeten neutrale dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në një deklaratë për media kryetarët e kominave në veri kanë thënë se “nevojitet një prani e shtuar e KFOR -it për të ruajtur paqen dhe parandaluar incidentet”, raporton “Kosovo Online”.
“Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve. Komandanti i KFOR-it tha se KFOR-i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose nuk do të heqë me forcë pengesat në rrugë”, është thënë në deklaratën e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.



