S’ka marrëveshje, vazhdon bllokada në veri

30 shtator 2021 | 08:00

Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara tash e 11 ditë.

Të mërkurën, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin.

Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për…