Ish-presidenti i Francës shpallet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

30 shtator 2021 | 12:07

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financim të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet e vitit 2012. Ai është shpallur fajtor të enjten nga një gjykatë në Paris.

Ky është vendimi i dytë që e shpalli fajtor ish-presidentin francez këtë vit. Ai ishte në pushte nga viti 2007 deri më 2012 dhe vazhdon të ketë ndikim te konservatorët, pavarësisht rënies së popullaritetit shkaku i proceseve gjyqësore.

Gjykata ende nuk ka treguar për llojin e dënimit që do ta vuajë Sarkozy, shkruan “Reuters”.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me një vit burgim. Ka pak gjasa që ai të dërgohet menjëherë në burg, sepse pritet që mbrojtja të paraqesë ankesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “YouTube” ka nisur fushatë kundër dezinformatave të lidhura me…