Dënimi me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares, Lumezi kërkon rishqyrtimin e lëndës

26 tetor 2021 | 15:23

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj që ta rishqyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina, lidhur me dhunimin e 15-vjeçares në Gjakovë.

Lumezi i ka kërkuar Kurmehajt që nga të gjeturat të të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Kujtojmë se dhunuesi i të miturës me inicialet P.K. është dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim nga Gjykata Themelore e Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Ousmane Dembelesë mund të vazhdojë të jetë…