Ish-ambasadori Dedaj: Diplomacia e Kosovës ka falimentuar

31 tetor 2021 | 10:07

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka falimentuar.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për ketë falimentim të diplomacisë fajtorë ka bërë presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, shkruan “Epoka e re”.

“Pasi kanë dështuar dhe e kanë falimentuar diplomacinë kosovare, përgjegjëset e politikës së jashtme të Kosovës, Osmani dhe Gërvalla, janë të mirëseardhur aktorët, sportistët, këngëtarët dhe të tjerët, që në baza vullnetare ta afirmojnë kudo në botë Kosovën”, ka shkruar Dedaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth…