Haradinaj shkon në Junik, i sigurt në fitoren e AAK-së më 14 nëntor
31 tetor 2021
| 10:24
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në komunën e Junikut, ku i ka dhënë mbështetjet kandidati për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit, edhe për një mandat të ri qeverisës.
Haradinaj ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi ku mbi të ka shkruar: Juniku i fitoreve.
“Juniku i fitoreve. Të ndershmit dinë me nderu. Sot në Junik”, ka shkruar Haradinaj.



