Taravari shpall fitoren në Gostivar: Nga nesër presim zgjedhjet e reja parlamentare

31 tetor 2021 | 22:26

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, po feston fitoren e tij të dytë në Gostivar.

Ai tha se në këtë raund të dytë udhëheq me më shumë se 5 mijë vota dhe në mënyrë ironike ka thirrur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për një raund të tretë ku ai do të fitonte me mbi 10 mijë vota.

Ndër të tjera ai tha se mazhoranca e tanishme ka humbur të gjitha qytet kryesore të vendit dhe prandaj nga nesër do të kërkojë zgjedhja të reja parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në emisionin ‘Kojshia Show’, për këtë të diele, pos Ukë…