Burri sulmon me thikë këmbësorët në Oslo, policia e vret
09 nëntor 2021
| 14:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin norvegjez, Oslo.
Një burrë që ka sulmuar me thikë në mes të rrugës kalimtarët është vrarë nga policia vendase.
Mësohet se në tentativë për të neutralizuar autorin, efektivët e policisë e kanë qëlluar.
Mediet norvegjeze kanë publikuar pamje, që tregojnë autorin e sulmit pa bluzë, duke mbajtur një thikë në dorë. Sipas policisë ka më shumë se një të plagosur nga sulmi. Megjithatë deri më tani nuk është publikuar shifra ekzakte e te plagosurve.
Sipas zëdhënësit të policisë norvegjeze, autori i sulmit ndërroi jetë në spital.



