Zbulohet varianti më i ri i Covidit në Francë

12 nëntor 2021 | 20:49

Një tjetër variant i ri i Covid-19 është zbuluar së fundmi në një komunë franceze.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në komunën Bannalec në rajonin francez të Brittany, me 5 600 banorë është zbuluar një variant i ri koronavirusit që është shumë ndryshe nga të tjerët bëjnë me dije autoritet shëndetësore.

Me këtë variant të ri janë konfirmuar 24 raste, mes të cilëve 18 nxënës në shkollën Mona Ozouf dhe 6 të rritur të cilët kanë pas kontakt me to.

Sipas mediave rastet e para janë konfirmuar me 15 tetor ndaj dhe është klasifikuar si një variant ndryshe nga ato që janë në qarkullim, pasi është dashur dhe shumë kohë që ta verifikojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë…