Opozita kërkon zgjedhje të reja, ndërkaq Kurti thotë se koalicioni qeverisës ka stabilitet institucional
Përfaqësuesit e opozitës kërkuan sot zgjedhje të reja parlamentare në vend.
Sipas tyre, këto zgjedhje do të duhej të mbahen në pranverë.
“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyrë në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit dhe po shohim se nuk e kanë vullnetin me qeverisë”, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan “Epoka e re”.
Por kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këta muaj të qeverisjes kanë stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që sipas tij, përbën progres të madh shoqëror.
Kurti e dha ketë dekkaratë gjatë takimit me komandantin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, njëherësh drejtor i Planifikimit dhe Sjelljes Civile në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, (EEAS), Francisco Esteban Perez.



