Meta pret artisten Anna Stratigo: Ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me artisten e shquar Anna Stratigo, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë.
“I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigo, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Meta ka shtuar se: “Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe”.
“Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit”, ka shkruar presidenti Meta.