PDK-ja kërkon miratimin e Ligjit për pagat

14 dhjetor 2021 | 16:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  ka kërkuar sot nga Qeverisa e Kosovës që të miratojë Projektligjin për pagat.

Kjo kërkesë ka ardhur nga deputeti Bekimi Haxhiu, në debatin parlamentar që po mbahet lidhur me pagat  në sektorin publik.

Ai ka thënë se  ekzekutivi duhet të planifikojë përfshirjen e Projektligjit për paga në buxhetin e vitit 2022.

“Sot po kërkojmë nga ju që të zbatoni atë që e premtuat dhe këto kokëdhimbje të punëtorëve shëndetësor, të policëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe shërbyesve civil të ndalen me veprime konkrete të qeverisë. Ka qenë e lehtë të kritikoni punën e të tjerëve, por tani si qeveritar nuk iu pengon askush dhe keni votat dhe mbështetjen e opozitës të bëni veprimet e duhura në këtë sektor, të miratoni ligjin”, ka thënë ai.

Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, edhe për paaftësi për ta rritur pagën minimale dhe pagat e sektorit publik.

“Më 9 korrik u publikua aktgjykimi i gjykatës që për objekt kishte kushtetutshmërinë e ligjit të pagave. Deri atëherë janë ndërruar dy qeveri, dhe asnjë nga ato nuk ka mundur ta sjellë një ligj që përshtatet me frymën kushtetuese. Ky ligj është domosdoshmëri e kohës, 2 vite më parë e kemi përkrahur këtë ligj, edhe sot jemi të gatshëm ta ndihmojmë këtë Qeveri për ta miratuar këtë ligj. Janë bërë 9 muaj, dhe nëse në 100-ditëshin e parë nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të madhe për ju. Por edhe pas 9 muajve nuk e ka bërë asnjë hap për ta sjellë këtë ligj në Kuvend. Sot krenohen me rritje ekonomike që për krahasim merren shifra të mbylljes totale gjatë pandemisë, por nuk ka ndonjë veprim të matshëm të duhur për rritjen e ekonomisë. Nëse krahasohet rritja e çmimeve dhe rritja ekonomisë nuk përputhen fare”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë fund makthet për Milanin, ku përveç rezultateve dhe…