Berisha konfirmon largimin nga Ballkani

30 dhjetor 2021 | 10:42

Mbrojtësi Visar Berisha ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Ballkanit. Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se nga muaji janar do të jetë i hapur të bisedojë me klubet e tjera, për shkak se deri më 31 dhjetor ka kontratë me Ballkanin.

“Ju njoftoj shokë, miq e ju gazetarë që prej 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF Ballkanin dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lirë dhe i hapur për të gjithë për bisedime. Shihemi edhe më të fortë në 2022”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (ShSKUK) po…