Ky është falënderimi i Rita Orës për koncertin në Tiranë

04 qershor 2018 | 13:16

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert gjigant të dielën në Tiranë. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të parë nga afër interpretimin e artistes shqiptare.

E impresionuar me mikpritjen që i është bërë në kryeqytetin shqiptar, ajo ka vendosur që t’i falënderojë fansat në rrjetin social “Instagram”.

“Të gjithë ju 250.000, ju falënderoj për shfaqjen. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë atje me mua! Gjithsecili që ndihmoi në ngritjen e kësaj shfaqje, së bashku me Erion Veliajn dhe sponsorët. Unë kalova kohën më të mirë ndonjëherë. Verona është destinacioni i radhës”, ka shkruar Rita.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, gjatë seancës së sotme…