Moderatorja kosovare do të hyjë nesër si banore në “Big Brother VIP”
03 janar 2022
| 16:48
Reality-show “Big Brother Albania” i cili tashmë është rikthyer pas katër vitesh në ekranet shqiptare, por tani në një format më ndryshe me personazhe të njohura.
Të shtunën banorët që janë aktualisht brenda pranuan të shtyhet finalja e madhe e cila ishte paraparë të përfundojë në javën e dytë të janarit, tani do të përfundojë më 18 shkurt.
Në media u paralajmërua se do të ketë hyrje të reja, burime të “Gazetës Blic” kanë njoftuar se nesër në shtëpi do të futet moderatorja kosovare, Egzona Rafuna.