“DTV” zhvendoset në objekt të ri nga 2 shkurti
09 janar 2022
| 21:28
Televizioni ‘DTV’ nga 2 shkurti do të zhvendoset nga objekti ku është aktualisht për t’u vendosur në një tjetër objekt gjigant prej 2500 metra katror.
Studiot ku do të vendosen skenat e reja të emisioneve aktuale dhe atyre të reja që do të nisin nga shkurti e në vazhdimësi të muajve në vijim, do të ndajnë hapësirën e madhe prej mbi 500 metrave katror.
Nga 2 shkurti në skemën e re programore të DTV-së do të ketë risi të shumta si, emision të mëngjesit, debate politike, emisione kulturore edukative, për shëndetësinë, emision për sportin, programe të ndryshme për fëmijë, emisione ku do të mësoni për informacionet ditore, emision për mërgatën, dhe të tjera programe.



