Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi shkojnë për ngushëllime te familja Veseli
10 janar 2022
| 13:28
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishin sot për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Bajr të Mitrovicës.
Ahmeti në një prononcim për “Klan Kosova” ka thënë se këto janë momente solidariteti dhe tregoi se nuk e di nëse Veseli mund të vijë pranë familjes në Kosovë.
“Jo nuk kam informacione të tilla, nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë kjo na gëzon, që ai do të ndajë bashkëdhimbjen me familjen”, është shprehur Ahmeti.
Për ngushëllime, në orën 13:00 pranë familjes së ish-kryekuvendarit ka ardhur edhe Lule Thaçi, bashkëshortja e ish presidentit Hashim Thaçi.



