Çfarë postoi pak çaste para aksidentit tragjik i riu që po kthehej në Kosovë?
16 janar 2022
| 22:41
I riu nga Peja, Liridon Mustafa ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Hungari, duke u kthyer nga Austria për Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
Liridoni jetonte prej vitesh në Graz të Austrisë.
Gëzimin për ardhjen në Kosovë nuk e kishte fshehur as në rrjetet sociale.
Teksa ishte duke udhëtuar ai kishte postuar video dhe fotografi në Facebook.
“Hajt edhe njo roadtrip per Kosove”, kishte shkruar ai.




