FC Phoenix-Banjë përforcohet me Muratin
26 janar 2022
| 12:44
FC Phoenix-Banjë është përforcuar edhe me një futbollist cilësor.
Fjala është për sulmuesin Almedin Murati, i cili ka bërë karrierë edhe në skuadrën e Dritës dhe Vëllaznimit, raporton “Epoka e re”.
“FC Phoenix-Banjë – Sot FC Phoenix ka arritur marrëveshje me sulmuesin Almedin Murati. Murati është sulmues i dëshmuar në futbollin Kosovar, së fundmi ka qenë pjesë e KF Arbëria por më parë ka luajtur edhe për KF Vëllaznimi dhe FC Drita. FC Phoenix i dëshiron mirëseardhje Almedinit dhe shumë suksese me ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Banja.