Edhe AAK-ja dërgon në ZRRE komentet kundër ngritjes së çmimit të rrymës

31 janar 2022 | 16:47

Sot në orën 16:00 ka përfunduar afati për dhënien e komenteve formale ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dërguar komentet në ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRRE-së. Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRRE-ja, dhe kërkon nga ZRRE-ja dhe Qeveria ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se…