OKB: Korea e Veriut raketat i financoi me kriptovaluta të vjedhura
06 shkurt 2022
| 23:37
Në periudhën midis 2020 dhe 2021, më shumë se 50 milionë para digjitale u vodhën në sulme kibernetike, zbuluan hetuesit, raporton BBC.
Sulmet e tilla janë një “burim i rëndësishëm të ardhurash” për programin bërthamor dhe balistik të Phenianit, shtoi OKB.
Gjetjet iu dorëzuan për herë të parë Komitetit të Sanksioneve të OKB-së të premten. Sulmet kibernetike kanë synuar të paktën tre shkëmbime kriptovalutash në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.
Raporti citon gjithashtu një studim të publikuar në janar nga kompania e sigurisë Cheynanalysis, e cila thotë se sulmuesit kibernetikë nga Koreja Veriore mund të kenë arritur të vjedhin deri në 400 milionë dollarë në kriptovaluta vitin e kaluar.



