ShBA-ja i reagon ashpër një presidence pas sulmit ndaj medieve
Ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të bëjë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve, pasi katër prej tyre u vranë vetëm brenda këtij viti. Po ashtu, të njëjtit e kanë kritikuar presidentin Andres Manual Lopez Obrador pasi po i sulmon publikisht mediat për kritikat që ia bëjnë udhëheqjes së tij.
Në një letër e cila i është nisur sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ligjvënësit kanë kërkuar që Meksika të nis aksione ndaj kësaj situate të krijuar, shkruan Reuters.
“Përpjekjet aktuale për të mbrojtur gazetarët janë të pamjaftueshme… SHBA duhet të punojnë së bashku me Meksikën për të zhvilluar një plan më gjithëpërfshirës për të reduktuar dhunën”, thuhet në këtë letër.
Po ashtu, këtu përmendet edhe gjuha fyese e qeverisjes meksikane ndaj gazetarëve që e kritikojnë.
Vetëm në muajin janar, disa persona të armatosur kanë vrarë gazetarët Jose Gabomba, Margarito Martinez, Lourdes Maldonado dhe Roberto Toledo.
Njëra prej gazetarëve në fjalë, u vra tre vjetë pasi ngriti pikërisht çështjen e vrasjes së gazetarëve me presidentin Lopez Obrador.