Krasniqi takohet me Ramën, bisedojnë për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan

10 shkurt 2022 | 15:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë është takuar të enjten me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e raporteve të mëtutjeshme në mes të dy shteteve.

Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit.

“Takimet tona, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë kanë qenë miqësore e vëllazërore. Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.  Me kryeministrin Rama diskutuam edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve tona. Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka…