Kurtit i bëhet telefonata e dytë nga Uashingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit

15 mars 2022 | 11:46

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.

Chollet ka thënë se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa ka përmendur rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”.

“Sot pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar zyrtari amerikan në llogarinë e vet në  “Twitter”.

Rreth një muaj më parë, më 18 shkurt, kryeministri Kurti kishte biseduar në telefon me Chollet për të njëjtën çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka gjatë…