Giresse: Këto dy ndeshje shërbejnë për tu njohur me ekipin
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse në konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit ka folur për dy ndeshjet që “dardanët” do të zhvillojnë me Burkina Fason dhe Zvicrën.
Trajneri francez ka bërë me dije se këto dy ndeshje do të shërbejnë për tu njohur me ekipin e Kosovës.
“Pasi kemi përcaktuar listën, jemi njoftuar me lojtarët për t’i njohur më mirë ata. Është e rëndësishme të ruhet struktura kur trajneri ndërrohet dhe të vazhdohet dinamika e njëjtë, lojtarët duhet të tregojnë vetën për të përmbushur objektivat tona. Fillimisht qëllimi i këtyre dy lojërave është të njohim lojtarët, pastaj të caktojmë objektivat, këto dy ndeshje na shërbejnë për ndeshjet që kemi në qershor për Ligën e Kombeve, do kemi ambicie maksimale”, ka deklaruar Giresse.



