20 raste të reja me Covid dhe 214 të vaksinuar

05 prill 2022 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 27 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë 214 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës. Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917. Në total numri i rasteve aktive është 545”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me disa të shtëna nga një pushkë gjuetie, ulqinaku A.D.,…