Portieri shënon në Itali gol nga porta në portë (video)
09 prill 2022
| 23:39
Një gol vërtetë i rrallë është shënuar në Seria C në Itali. Portieri Riccardo Gagno duke parë kohën që po fluturonte në duelin e ekipit të tij Modena ndaj Imolese, vendosi që të shkelmonte me sa fuqi kishte topin në fushën kundërshtare.
Për fatin e tij të mirë, topi do të kërcente aq shumë, saqë do të befasonte portierin kundërshtarë dhe më pas do të shkonte në fundin e rrjetës.
Ky gol ka rëndësi të veçantë për Modenën, që kryeson Grupin B në Seria C dhe lufton për ngjitjen në Seria B.
https://streamable.com/vnbump



