Spektakël dhe gol në super ndeshjen City-Liverpool, por nuk ka fitues në “Etihad” (VIDEO)

10 prill 2022 | 19:31

Derbi i madh anglez nuk ka zgjidhur asgjë rreth dilemës së kampionit.

Manchester City ka barazuar 2:2 me Liverpoolin, në kuadër të javës së 32-të në Premierligë.

Ishte minuta e pestë kur Kevin De Bruyne kaloi vendasit në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja nga Liverpooli. Diogo Jota barazoi shifrat në minutën e 13-të.

Në të 36-tën, Manchester City ndezi sërish atmosferën në “Etihad”, kur Gabriel Jesus shënoi për 2:1.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli barazoi edhe njëherë shifrat. Ishe Sadio Mane që shënoi për 2:2

Me këtë barazim, Manchester United mbetet i pari me 74 pikë, kurse Liverpooli i dyti me një pikë më pak.

Të dy ekipet i kanë edhe nga shtatë duele deri në fund të edicionit dhe më gabimet nuk lejohen për asnjërin ekip.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Njerëzit që kanë një pikëpamje më optimiste mbi botën, mund…