Napoli e ka seriozisht për Brojën
11 prill 2022
| 11:30
Intensifikohet interesimi i Napolit për Atmando Brojën.
Javët e fundit klubi i kaltër e ka ndjekur të paktën dy herë. Për momentin nuk ka negociata, por ai është ndër sulmuesit e monitoruar në funksion të merkatos së verës.
Gjithçka do të varet mbi të gjitha nga strategjitë e Chelseat.
Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka dërguar njeriun e tij për të ndjekur Brojën, që për fatin e keq të rregullores së Premier League, nuk luajti në ndeshjen e fundit të Southampton kundër Chelseat.
Armando Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Osimhenit.



