Policia gjermane arreston katër persona të lidhur me një grup ekstremist

14 prill 2022 | 11:47

Hetuesit gjermanë kanë kryer kontrolle në nëntë shtete kundër anëtarëve të një grupi bisedash që dyshohet se planifikonte të vendosnin eksploziv dhe të rrëmbente “personazhe të njohura publike”.

Prokurorët në Koblenz në Gjermaninë perëndimore ka thënë se bastisjet u kryen të mërkurën në 20 prona gjithsej, me rreth 270 oficerë të dislokuar, duke përfshirë njësitë speciale të policisë.

Objektivat e bastisjeve ishin pesë persona në të 40-at dhe 50-at.

Ata akuzohen për përgatitje të një akti të rëndë dhune në kërcënim ndaj shtetit dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion, para të gatshme, hekura ari dhe monedha argjendi.

Njerëzit në grupin e bisedave “Vereinte Patrioten” (Patriotët e bashkuar) thuhet se kanë synuar të shkatërrojnë objektet e furnizimit me energji elektrike në mënyrë që të shkaktojnë një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë dhe të shkaktojnë “kushte të ngjashme me luftën civile”, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm në shtetin e Rheinland.

Hetimi i grupit filloi në tetor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të raportit shtesë për rastin e Astrit Deharit,…