Unitedi ia ofron dy lojtarë Barçës për De Jongun

25 prill 2022 | 16:31

Manchester United është tejet i interesuar për Frenkie De Jongun. Mesfushori holandez nuk i ka arritur pritshmëritë në Barcelonë dhe këtë sezon disa herë ka përfunduar edhe në bankinë.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Ajaxit po pëlqehet me të madhe nga “Djajtë e Kuq”.

Mediumi “Fichajes” shkruan se gjiganti anglez madje është i gatshëm t’ia ofrojë gjigantit katalunas dy futbollistë vetëm për ta sjellë në “Teatrin e Ëndrrave” përfaqësuesin holandez.

Më saktësisht, United i ofron sulmuesin Marcus Rashford dhe mbrojtësin e majtë, Alex Telles si pjesë e shkëmbimit me De Jongun.

De Jongun në Manchester e kërkon trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq, Erik ten Hag. Gjithashtu, mediet e huaja shkruajnë se United është i gatshëm t’i ofrojë 70 milionë euro për mesfushorin kualitativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stërvitja e ushtrisë turke ka shkaktuar mjaft shqetësime në Greqi.…