Veteranët i çojnë fjalë Kurtit: Do t’i bllokojmë hyrje-daljet

28 prill 2022 | 07:57

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota.

Klinaku në RTV Dukagjini thotë se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata.

“Më vjen keq që secila qeveri çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdor për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhura me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, tha ai.

I pari i OVL UÇK-së thotë se, për fat të keq, shumica e popullit votojnë ata që shajnë veteranët.

“Populli nuk e di që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim i veteranëve duke qenë dosjet në prokurori. Askush nuk mund ta bëjë se nuk ka fare dokumentacion. Pra, po bëjnë lojë me opinionin për t’iu ikur skandaleve të shumta”.

Klinaku ka thënë se ia kanë thënë Kurtit në takim, se nëse pagesat e veteranëve nuk llogariten me pagën minimale, do ta bllokojnë atë në zyrë.

“Ato që Ramush Haradinaj i ka thënë në televizion, unë ia kam thënë Kurtit në zyrë. Është e vërtetë që Organizata e Veteranëve e UÇK-së do t’ia bllokojë hyrje-daljet Kurtit. Do të mbetet brenda ose jashtë zyrave. Ia kemi thënë Kurtit në takim. Nuk po e kërcënojmë. Po ia kemi thënë në takim [Kurtit].

Klinaku thotë se nëse Kurti e ndryshon Ligjin për Veteranët bën shkelje kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahasimi që Vladimir Putini ua ka bërë dy rajoneve me…