Fernando Alonso dashurohet me gazetaren e Formula 1

28 prill 2022 | 12:16

Piloti spanjoll Fernando Alonso ka nisur një lidhje të re sentimentale. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 ka zyrtarizuar marrëdhënien me gazetaren austriake Andrea Schlager, 30-vjeçare, 10 vjet më e re se piloti spanjoll.

Schlager është gazetare e garave të automobilizmit, që punon për televizionin Servus TV. Ajo është korrespondente dhe ndjek nga afër garat, ndërsa Alonso piloton makinën e skuadrës franceze Alpine.

Ka qenë vetë piloti ai që ka publikuar disa foto me gazetaren austriake, duke thënë: “Bukuri shpërthyese. Në pritje të një vere tjetër”. Alonso ka mbyllur pak kohë më parë marrëdhënien me modelen Linda Morselli, që dikur ka qenë edhe fejuara e Valentino Rossit.

Fernando Alonso ka pasur një jetë sentimentale të rrëmujshme. Ai ka qenë i martuar me Raquel Rosaria në vitin 2011, por jeta e tij është mbushur me thashetheme për marrëdhënie jashtëmartesore. Tani për pilotin 40-vjeçar nis një kapitull i ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Shaqiri do të martohet këtë fundjavë. Ai dhe partnerja…