Berisha për rastin e ambasadorit: Stanishiqi, Rankoviqi dhe bashkimi kombëtar s’shkojnë bashkë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit është përmendur si i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Berisha ka thënë se “Stanishiqi, Rankoviqi dhe bashkim kombëtari nuk shkojnë bashkë”
“Dëgjova pak më parë kryetaren e grupit të Vetëvendosjes, duke përmend luftëra të ndryshme, konvencionale hibride edhe një ndër to edhe lufta e rrenave. Këtë e niva sot. E di që i keni do kapacitete Mimozë, ju Vetëvendosja. Çështja Martin Berishaj, do të debatojmë edhe në seancën e posaçme për këtë. Këtu përmenden 600 mijë euro, 4 milionë euro, 10 milionë euro, Stanishiqi, Rankoviqi, një firmë dhe pastaj bashkim kombëtar s’shkojnë bashkë. Këtë do ta debatojmë edhe më tutje”, ka thënë Berisha në Kuvendin e Kosovës.



