29 raste të reja me Covid dhe 157 persona të vaksinuar

29 prill 2022 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 raste të reja me Covid dhe janë shëruar tre persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.998 doza të vaksinës. Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473. Në total numri i rasteve aktive është 441”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e dini se ekziston një gjuhë që flitet vetëm…