Limaj uron festën e Fitër Bajramit

02 maj 2022 | 12:19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Kjo festë vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit”.

“Në këtë festë ndajmë gëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati!”, është theksuar në urimin e Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e presidentin amerikan në Ukrainë është vetëm ‘çështje kohe’.…