BE-ja i kërkon Kosovës më shumë reforma në qeverisje lokale

04 maj 2022 | 16:27

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e  Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar se BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Sinani B.I shpall te pavlefshme certifikaten e biznesit me…