Elementi i rëndësishëm që ju mungon në trup nëse ju shfaqen ulçerat e gojës
Anemia ndodh kur keni një nivel të ulur të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hemoglobina është proteina në rruazat e kuqe të gjakut e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në inde.
Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i zakonshëm i anemisë. Ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, për të cilin trupi ka nevojë për të prodhuar hemoglobinë. Kur nuk ka mjaftueshëm hekur në gjak, pjesa tjetër e trupit tuaj nuk mund të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.
Ndërsa gjendja mund të jetë e zakonshme, shumë njerëz nuk e dinë se kanë anemi nga mungesa e hekurit. Është e mundur të përjetoni simptoma për vite pa e ditur shkakun.
Tek gratë në moshë riprodhuese, një shkak i zakonshëm i anemisë me mungesë hekuri është humbja e hekurit në gjak për shkak të menstruacioneve të rënda ose shtatzënisë. Një dietë e varfër ose disa sëmundje të zorrëve që ndikojnë në thithjen e hekurit nga trupi, mund të shkaktojnë gjithashtu anemi nga mungesa e hekurit.
Cilat janë simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit?
Simptomat e anemisë së mungesës së hekurit mund të jenë të lehta në fillim dhe mund të mos i vini re. Simptomat e anemisë së moderuar deri në të rëndë të mungesës së hekurit mund të përfshijnë:
- lodhje e përgjithshme
- dobësi
- lëkurë të zbehtë
- gulçim
- marramendje
- dëshirat e çuditshme për të ngrënë ushqime pa vlera ushqyese
- një ndjesi shpimi gjilpërash ose zvarritjeje në këmbë
- ënjtje ose dhimbje të gjuhës
- duar dhe këmbë të ftohta
- rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës
- thonjtë e brishtë
- dhimbje koke
Cilat janë shkaqet e anemisë nga mungesa e hekurit?
Ka shumë arsye që një person mund të ketë mungesë hekuri. Kjo përfshin:
– Marrja e pamjaftueshme e hekurit
– Shtatzënia ose humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve
– Gjakderdhje e brendshme
– Pamundësia për të absorbuar hekurin
– Endometrioza
– Gjenetika



