Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Pecit
11 maj 2022
| 12:52
Në fillim të seancës deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të legjendës së boksit shqiptar, Xhevdet Peci, i cili vdiq të hënën.
“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, ka deklaruar kryeparlamentari Glauk Konjufca.