Thaçi uron Erdoganin, thotë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë

24 qershor 2018 | 23:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Qytetarët dhanë votën dhe folën qartë”. Me këto fjalë Reccep…