Ish-ushtari i UÇK-së, bashkëluftëtarëve: Mos udhëtoni nëpër Serbi
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është tentuar të arrestohet nga policia serbe mëngjesin e ditës së diel derisa po udhëtonte për në Gjermani.
Siç bëhet e ditur pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili është sulmuar nga policia serbe në zonën kufitare mes Kosovës e Serbisë është Abdullah Zeqiri.
Abdullah Zeqiri më herët ka qenë pjesë e njësisë speciale operative, derisa tash është pjesë e njësisë e reagimit të shpejtë në Policinë kufitare në veri.
Zeqiri gjatë luftës ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I menjëhershëm ke qenë edhe reagimi i ish bashkëluftëtarit të tij Hysen Mustafa (vëllai i komandantit të ZOLL-it, Rrustem Mustafa).

Mustafa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se çuditet me veprimet e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët marrin rrugën nëpër territorin e Serbisë për të shkruar në destinacionet e caktuara.
Madje ai u ka bërë thirre bashkëluftëtarëve që mos të marrin atë rrugë, sepse sipas tij, të gjithë mund të arrestohen, por të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Tani unë çuditem se si Luftëtari merr guximin për te udhëtuar nëpër Serbi, po nuk është trimëri kjo o bashkëluftëtarët e mi, dhe po ju them sinqerisht se asnjë nga ne nuk mund justifikojmë udhëtimet nëpër territorin e Serbisë, duke ditur se ata gjithë luftëtarët i kanë ne shënjestër dhe i mbajnë ne listë te zeze për t’i arrestuar, prandaj le të jete ky rasti i fundit dhe një paralajmërim për gjithë luftëtarët e lirisë, që mos te marrin rrugën dhe te shkelin territorin e Serbisë sepse secilin nga ne mund te arrestohemi”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
Nuk është hera e pare që policia serbe ndalon dhe arreston Luftëtarët e UÇK-së!
Dhe rasti i fundit i bashkëluftëtarit Abdullah Zeqiri-Piloti i cili u ndalua ne piken kufitare me Serbi dhe që u tentuan që ta arrestojnë policia kufitare serbe, por fale shkathtësive dhe rezistencës që ai u ka bere ka arrit që te largohet nga territori i Serbisë për t’i shpëtuar arrestimit.
Tani unë çuditem se si Luftëtari merr guximin për te udhëtuar nëpër Serbi, po nuk është trimëri kjo o bashkëluftëtarët e mi, dhe po ju them sinqerisht se asnjë nga ne nuk mund justifikojmë udhëtimet nëpër territorin e Serbisë, duke ditur se ata gjithë luftëtarët i kanë ne shënjestër dhe i mbajnë ne listë te zeze për t’i arrestuar, prandaj letë jete ky rasti i fundit dhe një paralajmërim për gjithë luftëtarët e lirisë, që mos te marrin rrugën dhe te shkelin territorin e Serbisë sepse secilin nga ne mund te arrestohemi.
Bashkëluftëtarit Abdullah Zeqirit-Pilotit i urojmë për zgjuarsinë dhe shkatheshin që nuk lejoj te arrestohet, po letë jete rasti i fundit që tenton te udhëtoj neper territorin e serb dhe pa marr parasysh destinacioneve ka rrugë tjera alternative.




