Humolli: E kanë gabim LV-ja dhe ministri Murati, nuk ka të drejtë askush të luajë me veteranët

06 qershor 2022 | 15:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e ka vlerësuar të gabuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të ministrit Hekuran Murati rreth mospërfshirjes së veteranëve të luftës në rritjen e pagës minimale.

Humolli ka thënë se askush nuk ka të drejtë të luajë me këtë kategori.

“Arsyet e protestës janë edhe arsyet e mia, edhe kundër keqpërdorimit të kategorive të veteranëve të luftës çfërdo qëllimi  dhe të kujdoqoftë. Nuk ka të drejtë kerkush me lujtë me këtë kategori, sidomos sot kur krejt Evropa dhe Ballkani është në një gjendje që mundet me pas edhe konflikte e tash ne duke e ataku këtë kategori ia bëjmë me dije që kushdo që lufton për vend është i anashkaluar prej institucioneve tona. Edhe pse jam deputet në grupin e Vetëvendosjes, e ka gabim Vetëvendosja dhe ministri në këtë qasje”, ka thënë Humolli për “Express”, duke shtuar se është pjesë e listës së Vetëvendosjes si i pavarur.

“Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes, hy në listën e Vetëvendosjes si i pavarur dhe gjithçka që punoj, punoj në përputhje me pikëpamjet e mia, me qëndrimet e mia aty ku përputhem me Vetëvendosjen -përputhem me Vetëvendosjen, aty ku përputhem me partitë e tjera unë i shoh në radhë të parë qëndrimet e jo paragjykimet”.

“Unë prej fillimit kam hy si kandidat i pavarur, edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Albini e dinë komplet, edhe qëndrimin tim përafërsisht e dinë, nuk është befasi për ta… Brenda Vetëvendosjes nuk ka befasi për shkak se e dinë se unë e kam qëndrimin tim përafërsisht kudo që të jam. Unë për hatër të dikujt mundem me pi një kafe, por për vendime që kanë të bëjnë në interes të kategorive shoqërore, në interes të vendit për mua janë prioritet”, ka thënë Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka takuar…