Sot, më vapë se dje. Kujdes!

30 qershor 2022 | 08:00

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësira gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme. Ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë celsius.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

Këshillohet të shmanget kontakti me rrezet e diellit, aktivitetet fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike me hipertension, ostmatikët, diabetikët dhe te të moshuarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka…