Gabriel Jesus edhe zyrtarisht lojtar i Arsenalit (foto)
04 korrik 2022
| 11:41
Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenalit.
Tashmë edhe zyrtarisht Gabriel Jesus do të vesh fanellën e “topçinjve” nga sezoni i ardhshëm.
Lajmin e ka bërë me dije klubi londinez me anë të një postimi në faqen e tyre në “Twitter”.
Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.
Shuma që ekipi londinez ka paguar Manchester Cityt për Jesus është 45 milionë funte.
25-vjeçari do të bartë fanellën me numër nëntë tek Arsenali.
⛅️ On Cloud No. 9
🔴 Welcome to Arsenal, Gabriel Jesus pic.twitter.com/kPgOx9uVZd
— Arsenal (@Arsenal) July 4, 2022



